Është arrestuar një burrë nga Rahoveci, nën dyshimin se posedonte armë pa leje.
Siç bëhet e ditur në njoftim dhe në realizim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është kryer kontroll i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Dobidol-Rahovec, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, AK-47, një karikator dhe 21 copë fishekë të po të njëjtës armë.
“Sot me datën 07.11.2023, pas një hetimi preliminar që është zhvilluar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, lidhur me informatën e pranuar për mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armëve, është arritur që të identifikohet i dyshuari, mashkull kosovar.
Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në realizim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, është kryer kontroll i shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit në fshatin Dobidol-Rahovec, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike: AK-47, një karikator dhe 21 copë fishekë të po të njëjtës armë”, bën të ditur njoftimi.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në konsultim me prokurorin e shtetit, pas përfundimi të procedurave të rregullta policore, i njëjti është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...