Një grabitje e armatosur nga disa persona të panjohur ka ndodhur sot rreth orës 04:50 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas tij, të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata.
“Sot rreth orës 04:50 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek pika e karburantit “Hib Petrol” në Ferizaj ishte një grabitje e armatosur në proces nga persona të panjohur.Patrulla e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes, të dyshuarit kanë filluar të shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së policisë, duke dëmtuar në masë të madhe veturën zyrtare, mirëpo dy policët që ishin në veturë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim ,ndërsa shkëmbim zjarri kishte edhe nga ana e zyrtarëve policor, mirëpo të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një veturë dyshohet karavan ngjyrë teget, në drejtim të panjohur dhe në veturë dyshohet se ishin 4 persona me armë të gjata”, tha Veseli.
Sipsa Veselit, ekipe të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes në asistim të patrullës që shkëmbeu zjarr me të dyshuarit.
Ky rast është cilësuar si “Tentim vrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe grabitje e armatosur”./Arbresh.info/
Tentohen të grabiten tri bankomate, grabitësit gjuajnë me armë Policinë
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...