Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërprerë grevën, pas 10 ditësh.
Minatori Gani Osmani, që u pezullua përkohësisht nga puna gjatë grevës, tha se marrëveshja është arritur pak pas mesnatës, me disa deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Minatorët hynë në grevë më 24 tetor në kërkim të kushteve më të mira të punës.
Pagat e minatorëve në Trepçë sillen nga 700 deri në 900 euro, varësisht përvojës dhe përgatitjes profesionale.
Minatorët nuk kanë sigurime shëndetësore, as jetësore dhe vazhdimisht kanë kërkuar t’i kenë të njëjtat.
Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare: 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.
Deri në vitet ’90 kur është përkeqësuar situata politike, ajo është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.
Trepça pritet që t’i kalojë nën pronësi Fondit Sovran, që sipas Qeverisë së Kosovës, do të ketë përgjegjësinë ekskluzive për të investuar në rritjen e vlerës së tyre./rel
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...
Mot në Shqipëri kryesisht i kthjellët, vranësira në zonat ma...
44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
SHBA ftohet të marrë pjesë në manovrat ushtarake në Groenlan...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju