Janë bërë 34 vjet nga rënia heroike e Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë.
Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike, Fahri Fazliu i ri, ka veshur bluzën me fotot e heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
Familjarët kanë njoftuar se homazhet do të mbahen duke filluar nga ora 12:00 në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania në Prishtinë.
Ndërsa nga ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë.
“Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, më 2 nëntor 2023, mbahen homazhe. Në ora 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania – Prishtinë, bëhen homazhe te varret heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Në ora 13:00, bëhen homazhe te vendi i rënies, Bregu i Diellit, Prishtinë”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...