Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se Tirana mikpret shqiptarët nga mabrë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor.
Sipas tij, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit, shkruan Arbresh.info.
“Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor. Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...