Vazhdon aksionin i Speciales, bastiset shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

08:42 | 1 Nëntor 2023
A Z

Një bastisje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e Ismail Sylës ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime të pretenduara lufte në Hagë të Holandës, raporton RTKlive.

Ndërkaq, para disa ditësh e edhe të martën, Specialja ka bastisur edhe disa shtëpi të tjera, të ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, të ish-ushtarëve të UÇK-së, ku edhe u ka konfiskuar materiale të ndryshme dhe telefona./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale