Policia ka arritur që ta parandalojë një rast të kontrabandimit në veri.
Me këtë rast, autoritetet e rendit kanë gjetur 40 IPHONE brenda një vetura AUDI ngjyrë hiri e targa të Serbisë.
Llojet e konfiskuara të telefonave janë: 20 IPHONE 14, 20 IPHONE 14 Pro dhe 10 IPHONE 14 Pro Max.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Policisë Kufitare – Veri, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren.
Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikëkalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes 1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jet kontrabanduar:
• 20 IPHONE 14;
• 10 IPHONE 14 PRO;
• 10 IPHONE 14 PRO MAX.
Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi./Arbresh.info/
Sonte nis faza e katërt në elitën e basketbollit kosovar, lu...
Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi m...
OKB e shqetësuar nga sulmi në një shkollë në Iran, humbën je...
Ballkani, Dukagjini e Ferizaj sigurojnë gjysmëfinalet e Kupë...
BE investon 2.5 milionë euro në palestër të re sportive në Z...
Lufta ndali turizmin, ndërpritet çdo komunikim me vendet e L...