Minatorët grevistë të Trepçës, Miftar Mehmeti ka pësuar sulm kardiak mëngjesin e së hënës.
Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rjetin social Facebook, teksa ka kërkuar nga qytetarët dhe Qeveria që të ndihmojnë minatorët sepse sipas tij, ka edhe shumë minatorë të tjerë që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Miq të dashur, ju lus të luteni për shëndetin tim. Nuk jam mirë me shëndet. Shëndeti mu rëndua sot në horizontin e 10 gjatë faljes së Namazit të Sabahut e pata një sulm të vogël kardiak. Pas intervenimit të stafit të emergjencës, stafit mjekësor, gjendja më është stabilizuar por prapë po kam probleme herë pas here. I lus të gjithë ata që munden të bëjnë diçka për minatorët, shumë prej tyre janë të sëmurë, ktheheni kokën kah minatorët, ju lus juve Qeveri e Kosovës dhe të tjerëve që keni mundësi”, shkroi ai.
Kujtojmë se sot menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator./Arbresh.info
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot