Një seancë plenare e paprecedentë u mbajt sot në Kuvend e Shqipërisë, ku tensionet e larta mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës degraduan deri në përplasje fizike.
Fillimisht deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa përfaqësues të Gardës u vunë në gatishmëri.
Debati degradoi në përplasje fizike, ku sipas Top Channel, deputeti demokrat Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u fut live në faqen e tij në Facebook, kur seanca e parlamentit u mbyll.
Lexo edhe:
Berisha: Ky është parlamenti i Edi Ramës, këta janë një bande e turpshme, që s’kanë moral, turp, turp, një mijë herë turp, histori turpi, histori horrash, asgjë s’mund të kaloni, ta keni të qartë as beteja jonë nuk ka të ndaluar, këtu do të jemi.
Bardhi: Prej javësh e keni futur kuvendin e Shqipërisë në ngërç. Do të të marr leje ty? Veprime të paprecedenta, duke nisur nga sjellja juaj dhe me vendime antikushtetuese. Kurrë në historinë e këtij parlamenti nuk ka ndodhur të votohet pa i dhënë të drejtën për të folur opozitës, kurrë në histori nuk ka ndodhur pa dhënë asnjë shpjegim pa bërë asnjë përpjekje, kurrë në histori.
Nikolla: Nuk është procedurë, zoti duke fjala për ju.
Kryemadhi: Ta mbarojë zoti Bardhi.
Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu disa herë transmetimin deri në mbylljen përfundimtare, deri në një lajmërim të dytë.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...