El Classico kundër Barcelonës lë shenjë te Real Madrid, teksa madrilenët humbasin shërbimet e Aurelien Tchouameni për gjashtë deri në tetë javë. Mesfushori ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe është i detyruar ta mbyllë para kohe këtë vit, për t’u rikthyer vetëm në 2024-tën.
Francezi do të nisë menjëherë periudhën e rehabilitimit teksa do të jetë në fokusin e përditshëm të stafit mjekësor. Mungesa e Tchouamenit me siguri do të ndihet te Real Madrid pasi lojtari i datëlindjes së vitit 2000 është një titullar fiks i formacionit të Carlo Ancelottit.
Këtë sezon me Tchouameni të aktivizuar nga minuta e parë, Real Madrid nuk ka pësuar asnjë humbje me francezin që garanton ekuilibrat e duhur në fushë. Tashmë, deri në rikuperimin e Tchouameni pritet që këtë rol ta trashëgojë Camavinga, apo edhe Modric në ndeshje të caktuara./ss
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës