Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në natën e tretë të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, ku ndau çmimin kryesor për këngën fituese “Oj Kosovë” të kënduar nga artisti, La Fazani.
Me rastin e ndarjes së çmimit kryesor Kurti tha sonte ka pasur shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në këtë skenën që është më e madhja në Kosovë, dhe se është përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë për secilin prej nesh që ishim sonte këtu, përcjell Arbresh.info.

Paraprakisht, në hyrje të festivalit kryeministri Kurti e kishte cilësuar atë si ngjarje shumë të madhe kulturore për vendin dhe mbarë kombin.
Ai tha se “është shumë e rëndësishme që po bëhen bashkë artistët për kulturën e qytetarëve dhe gjithashtu kultura jonë po bëhet gjithnjë e më shumë artistike, e këtu kontribut kanë dhënë edhe Radio Televizioni Publik i Kosovës edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.”

Kryeministri shtoi se do të vazhdojë mbështetja e Qeverisë për artin dhe kulturën, sepse janë të domosdoshme edhe për edukimin e rinisë, por edhe për mirëqenien shpirtërore e intelektuale të popullit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetur me 300 mijë euro organizimin e këtij festivali./Arbresh.info

Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë