Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar kombëtaren e Kosovës në kategorinë e femrave pas fitores në Ligën e Kombeve.
Dardanet, të premten, në Shkup kanë shënuar fitore në përballje me Maqedoninë e Veriut, me rezultat 2:0.
Ademi ka theksuar se kjo fitore duhet të jetë motiv për sukseset e ardhshme.
“Përgëzoj futbollistet e Kombëtares së Kosovës për fitoren e realizuar sot kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, me rezultat 2:0. Kjo është fitorja e parë e Dardaneve në garën e re të UEFA-s për futbollin e vajzave/grave – Ligën e Kombeve, e cila u jep shtysë për suksese të reja dhe për arritje të objektivit për promovim në Ligën B. Uroj të gjitha futbollistet për këtë fitore dhe stafin në krye me trajneren Anneli Andersen për punën e bërë, duke iu dëshiruar rritje të performancës në vazhdimësi dhe fitore edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar ai në platformën Facebook./lajminet
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...