Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Astanas, me duelin që po luhet në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.
Mysafirët kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsinë prej një goli, me rezultatin 2-1.
Pas shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Kamo Hovhannisyan.
Por, festa e lojtarëve të Astanas zgjati vetëm 60 sekonda, pasi kampioni i Kosovës i barazoi shifrat.
Ishte Edvin Kuç, ai që barazoi rezultatin në 1-1, për të rikthyer ndeshjen në baraspeshë.
Mirëpo, Astana ia doli të rikthente epërsinë me golin e Abzal Beysebekov, që realizoi në minutën e 23-të.
Ballkani kishte më shumë iniciativë në sulm, mirëpo në mbrojtje nuk kishte koordinim, me çka edhe pësuan dy gola të lehtë.
Ilir Daja intervenoi me zëvendësim, duke larguar nga loja Vesel Limajn në minutën e 38-të, për të inkuadruar sulmuesin Bleart Tolaj.
Në pjesën e dytë me gjasë trajneri i Ballkanit do të kërkojë më shumë lojë ofanzive nga lojtarët, në mënyrë që të marrin pikët e plota, ose së paku një barazim. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...