Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahen lojërat sportive të cilat organizohen në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare.
Siç bëhet e ditur në njoftim, lojërat do të mbahen nga data 27.10 deri më 28.10.2023, në rajonin e Gjakovës tek palestra sportive ‘Shani Nushi’ – Gjakovë.
Tutje, në njoftim thuhet se në hapjen e këtij eventi sportiv pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore, stafi menagjues i Policisë së Kosovës, familjarë të policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe përfaqësues të sindikatave policore të vendeve nga rajoni dhe më gjerë.
Pjesëmarrës do të jenë edhe ekipet sportive të cilat do të garojnë gjatë këtyre ditëve.
Ngjarja nis nga ora 10:00./Arbresh.info/

Bajrami në takim me Sorensenin: Progresi në dialog lidhet ed...
B9 dhe aleatët nordikë të NATO-s: Rusia mbetet kërcënimi kry...
Provimi i jurisprudencës, studentët shqiptarë protestë më 18...
Sorensen për takimet në Bruksel me kryenegociatorët: U disku...
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...