Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite deklaroi për BBC se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim më herët të martën.
Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha: “Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet”.
“Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez, “tha ai.
Duke folur për BBC Radio 4, The World Tonight, zëdhënësi I qeverisë së izraelit Lior Haiat tha se fjalimi i shefit të OKB-së përmbante vetëm “një minutë me fjalë boshe për mizoritë e terroristëve të Hamasit” dhe jepte “justifikim për terrorizmin”.
“Në vend që të mbështesë viktimat, ai fajëson viktimat për një mizori që ne nuk e kemi parë të tillë që nga Holokausti,” vazhdoi ai.
“Në vend që të qëndrojë me një mesazh duke thënë “Kurrë më”, ai në fakt po u thotë terroristëve “Ju lejohet ta bëni këtë, ne e pranojmë terrorizmin tuaj brutal sepse fajin e ka Izraeli”./abcnews.al
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...
Gjenerali amerikan: Mbështesim FSK-në drejt një force të mbr...
Taulant Xhaka: Kisha vdekur për fanellën kuqezi