Juventus mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Milanit me shifrat 1-0 në San Siro. Një trepikësh që i jep shumë besim bardhezinjve të Massimiliano Allgerit që kërkojnë të rikthehen te titulli që mungon prej tre vitesh. Në fakt, tekniku livornez nuk e sheh skuadrën e tij favorite, megjithatë këto për një si Christian Vieri duken më shumë si lojëra fjalësh për të larguar presionin nga lojtarët.
“Allegri e njeh shumë mirë skuadrën që ka në dispozicion, është minus dy pikë nga vendi i parë. Loja as që i intereson, mjafton që është në vend të tretë dhe shumë pranë vendit të parë. Kean nuk është nga ata lojtarë që mua më impresionon, por ndaj Milanit zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë. E shoh që është rritur dhe forcuar.
Nëse i jep besim, mund të bëjë edhe më mirë. Shumë njerëz thonë se Juventus nuk është si Inter, Napoli apo Milan, por nuk është kështu. Juventus është shumë i fortë dhe ia ka lejuar vetes që ta nisë një ndeshje edhe duke ulur në stol Chiesa e Vlahovic. Juventus është i fortë dhe është një skuadër shumë e vështirë për ta mposhtur”, u shpreh Vieri./ss
Kurti komenton deklaratën e Gecit për burgim të përjeshtëm p...
Përurohen transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK
Shqipëria luan miqësore me Luksemburgun në qershor
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...