Lëvizja Vetëvendosje në një video përmbledhëse të sulmit serb në Banjskë, ka thënë se ky sulm i zhveshi pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës.
“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste. Shtetet që sponsorizojnë terrorizmin si Serbia mund të provojnë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare”, thuhet në video.
Tutje, në këtë video thuhet se tash është koha për sanksione ndaj Serbisë dhe më shumë siguri për Kosovën.
“Duhet pikëprerje e qartë në raport me aktin e 24 shtatorit. Republika e Kosovës angazhohet për paqe, siguri, bashkëpunim për zhvillim me të gjithë qytetarët, e sidomos të komunitetit serb”, thuhet në video./Arbresh.info
Dalin pamjet nga gjyqi, Ilir Meta brenda në kafazin e xhamit
Në Spitalin e Mitrovicës kryhet me sukses operacion për kanc...
Tre persona të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në ...
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...