Hamasi i ka liruar të hënën dy gra të moshuara izraelite të cilat po mbaheshin peng në Gaza.
Qeveria e Izraelit njoftoi të hënën vonë se Nurit Cooper, 79 vjeçe, dhe Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, u liruan “nga duart e organizatës terroriste, Hamas”.
Lifshitz dhe Cooper u dërguan në pikëkalimin kufitar me Egjiptin, Rafah, nga ku u morën me ambulanca, sipas pamjeve të shfaqura nga televizioni egjiptian.
Ato, bashkë me bashkëshortët e vet, u rrëmbyen nga shtëpitë e veta në qytetin afër kufirit me Gazën, Nir Oz, nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tërbuar të 7 tetorit.
Bashkëshortët e tyre, të moshës 83 dhe 84 vjeçe, nuk janë liruar.
Raportohet se Hamasi nuk ka marrë asgjë në këmbim për lirimin e dy pengjeve, të cilat u lanë të lira pak ditë pasi Hamasi i kishte liruar një grua amerikane me të bijën.
Hamasi dhe grupet e tjera militante në Gaza besohet i rrëmbyen rreth 220 njerëz, përfshirë një numër të pakonfirmuar të të huajve dhe personave me dyshtetësi.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin. Ndërkohë, luftëtarët e mbështetur nga Irani nëpër rajon kanë paralajmëruar për një përshkallëzim të mundshëm të luftës, përfshirë sulmimin e forcave amerikane të zhvendosura në Lindjen e Mesme, nëse Izraeli e nis ofensivën tokësore në Gazë./rel
عبر وساطة مصرية.. #القاهرة_الإخبارية تنفرد حصريا بنشر فيديو وصول السيدتين المحتجزتين إلى #معبر_رفح#تضامنا_مع_فلسطين #من_غزة_هنا_القاهرة#فلسطين pic.twitter.com/g9zCUtP9a0
— AlQahera News (@Alqaheranewstv) October 23, 2023
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...