Java e pestë në Prince Caffe Superligë solli edhe derbin mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi në të mirë të prishtinasve. Prizrenasit luftuan deri në fund, por nuk arritën përmbysjen.
Më i miri te kryeqytetasit ishte Derrick Wilson me 17 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, duke u shpallur MVP i kësaj jave, që është hera e parë për në këtë edicion.
Në anën tjetër bindshëm më i miri te prizrenasit ishte qendra Erik Copes, që kishte dyshifror të jashtëzakonshëm me 25 pikë e 17 kërcime, ndërsa shtoi edhe dy asistime.
Trepça vazhdoi me fitore, duke mundur Proton Cable Prizrenin si mysafire, ku më i miri te mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.
Peja ndërkohë ka regjistruar fitoren e pestë në pesë ndeshje radhazi, kësaj radhe duke mundur Istogun, derisa më i dalluari ishte Beck Terwell me 26 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.
Vëllaznimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion, duke rikthyer rezultatin ndaj Golden Eagle Yllit. Jordan Dallas me 13 pikë e 13 kërcime dhe një asistim ishte më i miri te kuqezinjtë.
Teksa kjo është Top 5, e javës së pestë:
Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 26 indeksi
Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 17 kërcime, 2 asistime, 39 indeksi,
Drilon Hajrizi (Trepça) 28 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 35 indeksi,
Beck Terwell (Peja) 26 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi,
Jordan Dallas (Vëllaznimi) 13 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 24 indeksi, përcjell Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...