Mbrojtësi malazez Adam Marusic ka përjetuar momente paniku në Beograd, në përfundim të ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, teksa është kërcënuar edhe me pistoletë mbi kokë.
Mbrojtësi malazez i Lazios zgjodhi të darkojë në një restorant të Beogradit pas ndeshjes, bashkë me gruan, nënën, motrën dhe agjentin e tij Uros Jankovic, pasi në të njëjtën ditë festonte edhe ditëlindjen e 31-të.
Por në përfundim të darkës, sapo kanë dalë nga restoranti janë sulmuar nga një grup të rinjsh, që kanë goditur dhe plagosur agjentin e tij, teksa edhe Marusic është mbajtur nën kërcënimin e pistoletës që të mos ndërhyjë në ngjarje.
Të gjithë historinë e ka rrëfyer agjenti i tij Uros Jankovic, i cili u dërgua në spital i plagosur dhe iu desh të kryejë një operacion në këmbë, teksa menjëherë bëri denoncimin në polici dhe rrëfeu ngjarjen për median.
“Më sulmuan mua, Marusicin, gruan e nënën tij . Më goditën me pistoletë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Përfundova në klinike dhe mu desh të bëja një operacion, pasi kisha plagë të shumta. Adam është një hero, sepse pa të do të kisha rrezikuar të humbja jetën”, tha ndër të tjera agjenti.
Vetë Jankoviç njohu mes agresorëve dy djemtë e Zvezdan Terzic, menaxherit të përgjithshëm të Crvena Zvezdës, me të cilin agjenti i Marusic kishte pasur disa mosmarrëveshje të mëparshme./ss
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...