Barcelona mori një fitore të vështirë 1-0 ndaj Athletic Bilbaos të dielën në mbrëmje, ndërsa vëmendjen e mori 17-vjeçari Marc Guiu që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në debutimin e tij.
Guiu u inkuadrua në minutën e 79-të dhe në më pak se 60 sekonda më vonë, ai gjeti rrjetën pasi u asistuar nga Joao Felix, duke shkaktuar skena të mëdha feste mes lojtarëve të Barcelonës.
Ishte një moment i jashtëzakonshëm për talentin, të cilin ai e reflektoi kur foli për mediat pas ndeshjes në stadiumin Olimpik. Ai gjithashtu e shfrytëzoi momentin për të frymëzuar të rinjtë e tjerë të La Masia që të punojnë për momentin e tyre në ekipin e parë.
“Nuk mund ta besoj. Po e shijoj momentin. Kam punuar gjithë jetën për këtë mundësi dhe doli perfekt”, ka thënë Guiu.
“La Masia punon, dhe shumë. Nuk e kam shikuar ende telefonin tim, e di që nuk do të fle sonte. Lojtarëve të La Masia u them të vazhdoni të punoni, të gjithë jemi shumë të emocionuar për të arritur në këtë pikë”.
Guiu do të shpresojë që ai të mund të qëndrojë në ekipin e parë të Barcelonës edhe për disa kohë, dhe sigurisht që e ka vendosur veten në mendimet e Xavit për të ardhmen. /Telergafi/
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...