Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar lidhur me takimin që ka pasur sot me pesë emisarët për dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti përmes një postimi në platformën X shkruan se në takimin me emisarët ka theksuar se pas sulmit terrorist nga shteti serb, siguria e kufirit të Kosovës është prioritet.
Tutje, Kurti ka bër të ditur se pesëshja e emisarëve ka prezantuar planin e tyre të ri për të ecur para.
“Kam mirëpritur sot emisarët nga BE-ja, SHBA-ja, Gjermania, Franca e Italia. Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, me sponsorizimin dhe pjesëmarrjen e Serbisë – siguria e kufirit tonë ka përparësi. Në dialog nevojitet një qasje e re. Falënderoj dhe vlerësoj 5 emisarët për planin e tyre të ri për të ecur përpara”, tha Kurti./Arbresh.info
Welcomed today emissaries from ??????????. After the Sept. 24 terrorist attack—w/ sponsorship & participation of Serbia—the security of our border takes priority. In dialogue, a new approach is needed. I thank & appreciate the 5 emissaries for their new plan for moving forward. pic.twitter.com/j43HORSlt0
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2023
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...