Të paktën 4,385 persona janë vrarë dhe 13,651 janë plagosur si pasojë e bombardimeve izraelite të Gazës që nga 7 tetori, tha sot Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Nga numri i përgjithshëm i viktimave 1,756 ishin fëmijë dhe 976 gra, shtoi ministria e shëndetësisë.
Autoritetet lëshuan gjithashtu një deklaratë duke kritikuar përjashtimin e karburantit nga ndihmat humanitare që dërgohen në Gaza. Ato argumentuan se do të vendoste jetën e të sëmurëve dhe të plagosurve në rrezik.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Egjiptit që të punojnë menjëherë për të sjellë karburant dhe nevoja urgjente shëndetësore përpara se të humbin më shumë viktima në spitale”, thuhet në deklaratë./abcnews.al
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...