Kuvendi i Kosovës, ka dështuar që të emërojë tre anëtarët vendor në Këshillin Shtetëror të Cilësisë së Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Të tre anëtarët ishin me gradë Doktor Shkence, por të njëjtit nuk arritën që të marrin votat e deputetëve, pasi në votim morën pjesë 59 deputetë, ku 58 ishin për dhe një votë ishte abstenuese.
Tutje, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se dy marrëveshje ndërkombëtare duhet të shtyhen, pasi dy grupe parlamentare s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Edhe marrëveshja e tretë është e pamundshme, është ajo mes MAShT-it dhe ambasadës në Francë për bursat e studentëve të masterit”, tha Konjufca.
Vota nuk mori as Progjektligji për Tekste Shkollore, ku votuan vetëm 57 deputetë, e që në këtë projektligj nuk morën pjesë as një pjesë e shumicës parlamentare.
“As pikën e 8 nuk mund ta votojmë sepse është marrëveshje ndërkombëtare e as marrëveshjen ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës”.
“Pastaj pika 10 dhe 11 janë prapë marrëveshje ndërkombëtare, është shqyrtimi i projektligjit për aderimin e Kosovës në Konventën e Importit të Përkohshëm. S’janë kushtet objektive për t’i votuar, tha Konjufca, njofton Klankosova.tv.
Në kuvend nuk mori vota as marrëveshja ndërkombëtare mes Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Tregut të Vetëm.
Konjufca tha se “e di që është keq për Kosovën, por nuk janë 80 vota në kuvend dhe se ky është qëndrimi i grupeve”.
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...