Një 47-vjeçar është arrestuar sot në Istog, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje’ në tregun e Istogut, i cili zhvillohet të enjten.
Në njoftim thuhet, se muajt e fundit janë raportuar në polici pesë raste të vjedhjeve në këtë treg, shkruan Arbresh.info.
Gjatё kёtyre vjedhjeve nga viktimat ёshtё deklaruar se janё vjedhur shuma tё parave nё vlerё prej: 2,815 euro, 120 dollar amerikan 20 ranga zvicerane.
“Stacioni Policor Istog, ka hartuar planin Operativ tё koduar “ Tregu” dhe sot me datё 19.10.2023, nga njësitet e Stacionit Policor nё Istog, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari B.G. i lindur me 1978”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit tё personit tё dyshuar i cili ёshtё recidivist i veprave penale “Vjedhje”, me vendim tё Prokurorit tё shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë./Arbresh.info
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...