Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.
Krasniqi ka thënë se me ministrin Sveçla kanë vizituar disa familje.
Postimi i plotë:
Në veriun e Republikës së Kosovës ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.
Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit.
Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastruktur rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Projekti për ndërtimin e shtëpive nga MAPL është një nga projektet qeveritare për ndërtimin e shtëpive duke pas parasysh edhe shtëpitë të cilat do të ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut nga MMPHI./Arbresh.info/
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...