Emergjencë portierësh te Milani. Kuqezinjtë presin Juventusin në “San Siro” të dielën (20:45).
Stefano Pioli nuk do të ketë të gatshëm të pezulluarit Mike Magnan dhe Theo Hernandez, teksa së fundmi është dëmtuar edhe portieri i dytë.
Marco Sportiello ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për klasiken e fundjavës përballë bardhezinjtë të Allegrit.
Në kushte të tilla, si titullar mes shtyllave të Milanit do të aktivizohet Antonio Mirante, portieri i tretë.
40-vjeçari, pjesë e kuqezinjve prej tetorit të vitit 2021, do të luajë ndaj Juves ndeshjen e parë si titullar në Serie A me kryesuesit e Serie A./ss
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri