Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) të shtunën pritet të vizitojnë Kosovën.
Lajmin për Arbresh.info e kanë konfirmuar nga zyra e kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti.
Vizita e tyre vjen si përpjekje që “të shpëtohet procesi i dialogut” dhe marrëveshja drejt normalizimit, e arritur më herët gjatë këtij viti në Bruksel dhe Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ardhja e përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë po ndodh një muaj pas sulmeve terroriste serbe që ndodhën që ndodhën në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, hero, Afrim Bunjaku.
Klisman Kadiu nga zyra kryeministrit Kurti për Arbresh.info tha se ardhjen e tyre e ka paralajmëruar Bashkimi Evropian.
“Për takimin e së shtunës, këtë e ka paralajmëruar e konfirmuar BE-ja”, tha Kadiu shkurt për Arbresh.info, duke mos dhënë detaje tjera.
Ndëkohë, para se të vijnë në Kosovë, pesë përfaqësuesit ndërkombëtarë së pari do vizitojnë Serbinë, ku do të takohen me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe po të njëjtën ditë do të vijnë në Kosovë. /Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...