Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit për operacionet anti-kanabis në Lezhë dhe Shkodër.
Balla njoftoi se gjatë këtij aksioni është sekuestruar një sasi e madhe e kabanisit, dhe armë zjarri.
Ai edhe njëherë e ripërsëriti se lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthejnë besimin tek Policia.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për operacionet anti-kanabis në Lezhë dhe Shkodër ku u sekuestruan sasi të mëdha kanabis armë zjarri. Lufta jonë kundër kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, po merr çdo ditë mbështetje edhe më të madhe nga publiku dhe po rikthejnë besimin tek Policia”, shkruan Balla në Facebook, duke e shoqëruar shkrimin edhe me pamjet gjatë aksionit./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...