Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka kaluar një vit që nga vërshimet duke thënë se qeveria është “zhdukur” tërësisht.
“Ka kaluar gati një vit që nga vërshimet në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Podujevë, Istog, Drenas e Vushtrri. Qeveria është zhdukur tërësisht, përkundër premtimeve se shpejt do të ndihmonte familjet e dëmtuara.”, tha Mustafa.
Me anë të një videoje, Mustafa tha se raportet e komunave tregojnë se vërshimet shkaktuan dëme prej dhjetëra miliona eurove në shtëpi, pajisje e bujqësi, ndërsa qeveria ndau vetëm një milion euro dhe i harroi familjet e dëmtuara, shkruan Arbresh.info.
“Për, këto familje nuk kanë harruar. Ato çdo ditë përballen me shtëpitë e tyre të dëmtuara, me pajisjet e tyre të dëmtuara, me kulturat e tyre bujqësore të dëmtuara, me bagëtinë e tyre që s’e kanë më”.
“Për qeverinë, këto dëme mund të jenë të parëndësishme por për këto familje jeta është bërë gati e papërballueshme e dimri që po vije po i gjen ato në gjendje të mjerueshme”, tha Mustafa.
Sipas tij, Qeveria bën mirë t’i kthejë sytë nga familjet e dëmtuara e t’ua kompensojë dëmet nga vërshimet, e të “mos i braktisë” edhe këtë dimër./Arbresh.info./
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë