Jude Bellingham po mahnit tifozët e Realit të Madridit, por jo vetëm. Impakti i talentit anglez në La Liga ka qenë fantastik. 20-vjeçari është shndërruar në goleadorin e Realit.
Deri tani numëron 10 gola dhe 3 asiste mes kampionatit spanjoll dhe Champions League. Shifra që kanë bërë për vete edhe “armiq” te Barcelona.
Mbrojtësi i skuadrës katalanase, Andreas Christensen komentoi ecurinë fantastike të Bellingham në një prononcim për TV2SPORT.
“Është bërë e mërzitshme të ulesh të shohësh rezultatet e Realit dhe golat e Bellingham… Nuk e di se sa gola ka shënuar deri tani, thjesht po shënon në çdo ndeshje.
Çfarë blerjeje, Reali i Madridit ka nënshkruar me një futbollist të shkëlqyer”, u shpreh mbrojtësi danez i Barcelonës.
Bellingham u kërkua me ngulm edhe nga Manchester City gjatë merkatos verore, por në fund zgjodhi “Los Blancos”, që paguan 103 moln euro në arkat e Borussia Dortmund./ss
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...