Trupat ushtarake të KFOR-it kanë kryer patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës.
Në njoftim thuhet se patrullimet janë bërë brenda zonës së përgjegjësisë në mënyrë që të monitorojnë territorin dhe të sigurojnë një kornizë adekuate të sigurisë, shkruan Arbresh.info
“Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-Ë), kryen Patrulla të Përbashkëta me Policinë e Kosovës brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, në mënyrë që të monitorojnë territorin dhe të sigurojnë një kornizë adekuate të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, në njoftim thuhet se KFOT-i është gjithmonë i përkushtuar për paqe dhe pashkëpunim për qytetarët në Kosovë.
“KFOR- i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë , sipas mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurtë dhe të lirisë së lëvizjes. për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Kurani i rrallë i xhamisë së Prezës, dhuratë nga presidenti ...
Luis Enrique thotë se PSG tash synon trofeun e Botërorit të ...
Krah familjes së tij, Gjesti uron festën e Bajramit
Policia Shqiptare po kujdeset për sigurinë e futbollistëve s...
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohen burrë e grua
Haziri takon Mesiq në Gjilan: Mirënjohës përjetë për mbështe...