Mario Balotelli iu kundërpërgjigj Zlatan Ibrahimovicit pasi ish-shoku i tij i skuadrës në Inter e kritikoi atë duke i thënë se e ka çuar ‘dëm’ talentin e tij.
Sulmuesi italian, i cili aktualisht aktivizohet në radhët e klubit turk Adana Demirspor, ndau në Instagram një foto të tij duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve nga sezoni 2009-10 kur fitoi titullin me Interin dhe këtë e bëri duke etiketuar emrin e Ibrahimovic në storien e tij.
Ky ishte një ngacmim i drejtpërdrejtë ndaj Ibrahimovic, i cili nuk ka arritur të fitojë asnjëherë në karrierën e tij të gjatë Ligën e Kampionëve.
Reagimi i Balotellit erdhi si kundërpërgjigje ndaj kritikave të ish-legjendës së Milanit ndaj tij, ku ylli suedez pretendoi se italiani e kishte çuar ‘dëm’ talentin e tij.
Duke folur në një festival të organizuar nga La Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic tha: “Kur një fëmijë ka mundësi të shfrytëzojë sa më shumë talentin e tij dhe nuk e shfrytëzon atë, është për të ardhur keq. Balotelli kishte kaq shumë mundësi dhe i humbi të gjitha, ai thjesht çoi dëm talentin e tij. Kjo është e vërteta”.
Balotelli, 33 vjeç, është paraqitur në vetëm dy ndeshje për Demirspor në ligën turke këtë sezon. Ibrahimovic, nga ana tjetër, u tërhoq nga futbolli profesionist në fund të sezonit 2022-2023./Telegrafi/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër