Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde”, ka publikuar një artikull, ku shkruan rreth sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Prestigjiozja franceze e krahason tentimin e terroristëve serb për aneksimin e veriut me forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, përcjell Arbresh.info.
“I stërarmatosur, i veshur pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare”, shkruan kjo gazetë franceze.
“Banjska ra përsëri në letargjinë e saj. Vetëm vrimat e plumbave në disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks që shikon nga ky fshat modest në veri të Kosovës mbajnë ende gjurmët e përleshjeve të dhunshme të shpërthyera atje më 24 shtator nga një komando me burra serbë të armatosur rëndë”, shkruan francezja.
Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë ngriti reagime të shumta në arenën ndërkombëtare, në veçanti pas rënies heroike të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku./Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...