Hungaria arrin një fitore të madhe përballë Serbisë, teksa Italia dhe Danimarka bëjnë detyrën në shtëpi. Skuadra hungareze triumfoi 2-1 në një përballjë të “çmendur” në Budapest.
Ku nuk mungoi traversa, shtylla në dy raste, teksa VAR-i anuloi edhe dy gola të skuadrës udhëtuese në pjesën e dytë të takimit.
Varga dhe Sallai (eurogol) realizuan golat e fitores për Kombëtaren e drejtuar nga italiani Rosi. Sukses ky që e ngjit Hungarinë në krye të grupit G me 13 pikë.
Ndërkohë, serbët duhet të presin ende për të thyer Hungarinë në një ndeshje zyrtare. Nga ana tjetër, Italia mposhti 4-0 Maltën në Bari, falë golave të bukur të Bonaventurës, Berardit (2x) dhe Frattesit.
Feston edhe Danimarka, që triumfoi 3-1 kundër Kazakistanit. Ëind dhe Skov (2x) shënuan për skuadrën nordike, teksa golin e nderit për kazakët e realizoi Vorogovskiy./ss
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...