Mbrëmë është raportuar për disa të helmuar nga ushqimi “Fast Food” në Malishevë.
Ndërsa sot numri i të helmuarve është duke u rritur.
Drejtori i QKMF-së së qytetit të Malishevës, Afrim Krasniqi, ka konfirmuar për Arbresh.info se deri më tani numri ka shkruar në 127, ndërsa ky numër është duke shkuar në rritje e sipër.
Krasniqi poashtu ka bërë të ditur se 12 të helmuar janë dërguar në Infektiven e QKUK-së në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar pronari i lokalit dhe me vendimin e prokurorit kujdestar, i dyshuar është dërguar në Mbajtje.
Poashtu Agjencioni Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) kanë njoftuar se është bërë inspektimi i lokalit dhe gjendja e përgjithshme teknike, sanitare, higjenike ka qenë në nivel jo të mirë si dhe janë gjendur produkte që nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për tu ditur origjina e tyre. /Arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...