Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se pas vendimit për shtyrjen e ndeshjes Kosovë – Izrael për një afat të pacaktuar, biletat do të rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave tifozët i kanë blerë biletat.
Postimi i plotë i FFK-së:
Pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen për kohë të pacaktuar të ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, FFK informon të gjithë personat të cilët kanë blerë biletat për këtë ndeshje, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht në periudhën kohore brenda 7 ditësh, në llogaritë bankare përmes së cilave i kanë blerë biletat.
Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: [email protected] ose [email protected]. /Arbresh.info/
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...