Një aeroplan që transportonte ndihma mjekësore për Gazën është nisur nga Jordania, sipas një deklarate nga Organizata Bamirëse Hashemite Jordaneze, një agjenci shtetërore e ndihmës.
Dr. Hussein Al-Shibli, sekretari i përgjithshëm i autoritetit, deklaroi se ndihma përfshin ilaçe dhe furnizime mjekësore për spitalet dhe agjencitë shëndetësore që operojnë në territorin palestinez, shkruan CNN.
Ndihma fillimisht do të arrijë në Egjipt dhe më pas do t’u dorëzohet autoriteteve mjekësore në Gaza, përmes pikës kufitare Rafah.
Rafah është pika e vetme kufitare e Gazës me Egjiptin. Të martën, zyrtarët palestinezë në Gaza thanë se ajo ishte mbyllur për shkak të sulmeve ajrore izraelite. Mbetet e paqartë nëse vendkalimi Rafah është i hapur apo jo./abcnews.al
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale