Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka folur këtë të Enjte për sulmin e 24 Shtatorit në veri të Kosovës si dhe gjithë situatën pasuese.
Ai thekson se “Kosova po humbet shansin historik të marrëveshjes bazuar në planin franko-gjerman”, si e vetmja mënyrë sipas tij për të bërë progres. E nga ana tjetër, kryeministri shprehet se Kosova rrezikon të humbasë besimin e respektin e aleatëve të saj më të ngushtë.
“Kur presidenti Clinton erdhi në Tiranë, më tha “thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin e madh të marrëveshjes mbi planin franko-gjerman. Tregoju nga ana ime se si e humbi Yasser Arafati mundësinë e artë të paqes kur e kishte mbi tavolinës e zyrës, ne po flasim për marrëveshjen më të mirë që është shkruar ndonjëherë për zgjidhjen e atij konflikti, pak javë para se unë të dilja nga Shtëpia e Bardhë. Izraelitët thanë po, edhe Arafati tha po, unë tha Presidenti porosita të bëheshin gati urdhëresat për ceremoninë e shumëpritur nga e gjithë bota me dekada. Të nesërmen Arafati merr në telefon dhe thotë ju keni bërë atë që është më e mira për Palestinën dhe marrëveshja është më e mira e mundshme, por unë nuk e firmos dot. I thashë tha presidenti Cliton: A e kupton se çfarë po bën dhe se shansi që kjo mundësi e artë të të vijë sërish është thuajse 0? Përgjigjia e tij: E di, por nuk e firmos dot! Dhe ja tha Clinton, kanë kaluar 23 vjet nga ai moment historik dhe Palestina është më larg se kurrë ndaj marrëveshjes që lideri i saj nuk e firmosi. Kosova shtoi, kryeçlirimtari i saj në vitin 1999 jo vetëm s’duhet t’i zhgënjejë miqtë e saj të ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta për të bërë paqen dhe të finalizosh paqen kërkon më shumë kurajon se sa të nisësh luftën, përfundoi ai. Tani se si shkuan keq e më keq punët e Palestinës edhe nga mungesa e kurajos të udhëheqësit të saj për të finalizuar paqen dhe se si aleatët e humbën durimin, këtë s’besoj është nevoja ta shtjelloj sot aq më tepër në sfondin e konfliktit që po trondit botën prej disa ditësh.”
“Këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore të prodhuar nga frika e lidershipit politik nga politika për të bërë paqe me armikun historik, ky është thelbi. Atyre shqiptarëve që në emër të besimit te Allahu u vërsulën me një urrejtje të pacak drejt Izraelit, duke glorifikuar kafshërinë e terroristëve të Hamasit, iu sugjeroj vëllazërisht të ulen në gjunjë dhe të lexojnë Kuranin me sytë e e mendjes tyre ama. Jo të dëgjojnë të dalët mendsh, por t’i binden profetit Muhamed, paqja e zotit qoftë mbi të, i cili thotë mos jini njerëz që kërkoni hakmarrje, por falni dhe pajtohuni. Mos kërkoni sherre e e përçarje, por jini ata që pajtojnë duke i bërë njerëzit bashkë”, përfundon Rama./tvklan.al
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...