Komuna e Prishtinës ka publikuar orarin e kujdestarisë së barnatoreve për periudhën Tetor-Dhjetor.
Në njoftim bëhet e ditur se me datë 23.10 fillon zbatimi i orareve sipas rregullores nga barnatoret e Kryeqytetit, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Në bazë të Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në Kryeqytet, NR. 110-1203, DT.16.06.2010, të miratuar nga Kuvendi i Kryeqytetit, më 04.09.2023, është përgatitur orari i kujdestarisë së barnatoreve për periudhën Tetor-Dhjetor 2023.
Orari i publikuar nuk është final, andaj barnatoret mund të ofrojnë komentet e tyre deri më datë 19.10.2023, nëse nuk janë përfshirë në listë dhe ofrojnë arsye valide që nuk mund të kujdestarojnë.
Me datë 23.10.2023 fillon zbatimi i orareve sipas rregullores nga barnatoret e Kryeqytetit, pas shqyrtimit final të komenteve.
Në linkun më poshtë gjeni orarin e kujdestarisë së barnatoreve në Prishtinë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...