Këto janë ngjarjet e planifikuara të ndodhin sot në Kosovë:
08:30
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Standardeve me temën “Vizioni i përbashkët për një botë më të mirë”. Merr pjesë dhe ministrja Rozeta Hajdari. (Hotel “Emerald”)
11:00
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë. (Kuvendi i Kosovës)
12:30
Inaugurohet Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”, i cili synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Eva Palatova, zëvendësshefe e BE-së etj. (Bërnicë)
13:30
Mbahet ceremonia e shënimit të përvjetorit të parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë)
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...