Rudi Garcia është në prag shkarkimi nga posti i trajnerit të Napolit. Mungesa e vazhdimësisë në rezultatet pozitive dhe atmosfera jo fort e mirë te kampionët e Italisë, po shtyjnë presidetin Aurelio De Laurentiis të ndahet me francezin.
Dhe një nga emrat që përfliten për pankinën e Napolit është Antonio Conte. Tekniku italian qëndron pushim prej muajit mars, kur i dha fund aventurës angleze me Tottenhamin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Conte ka konfirmuar dëshirën e tij për të vijuar pushimet. Duke mohuar në këtë mënyrë rikthimin në stol dhe pranimin e ofertës së Napolit.
“Dëgjoj thashetheme këmbëngulëse që më lidhin me klube të rëndësishme, por e riktheksoj se tani për tani dëshiroj të qëndroj pushim dhe të shijoj kohën me familjen time”, shkruan 54-vjeçari nga Lecce.
Ndërkohë, pak më herët Conte tha këto fjalë në lidhje me interesimin e Napolit: “Duhet të tregojmë gjithmonë respekt dhe edukatë, nuk mund të flas më shumë… “
Napoli renditet në vendin e pestë në Serie A me 14 pikë të mbledhura në tetë javët e para. Distanca me Milanin kryesues është 7 pikë./ss
Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias...
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lo...
Festë në familjen Ejlli, pamje përrallore nga ditëlindja e v...
Sulm masiv në Odesa, 18 të plagosur, dëme të mëdha materiale
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci