Shqipëria është votuar nga 123 vende antëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për t’u ulur Këshillin e të Drejtave të Njeriut.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.
Rama theksoi se vendi ynë, së bashku me 14 shtete të tjera, do të ulen Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB, nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
Postimi i kryeministrit Rama në rrjetin social, Facebook
SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR
Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
15 anëtarët e rinj të KDNJ:
Shqipëria
Brazili
Bullgaria
Burundi
Kina
Bregu i Fildishtë
Kuba
Republika Domenikane
Franca
Gana
Indonezia
Japonia
Kuvajti
Malaui
Hollanda
Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...