Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij zyrtarë ne Gjermani është takuar edhe me Kryesuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth dhe nga anëtarët e këtij komisioni, Michelle Müntefering, Adis Ahmetovic, Jürgen Hardt, Peter Beyer, Thomas Hacker dhe Boris Mijatović.
Në këtë takim , Konjufca është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë për përkrahjen në momentet më të mira dhe më të vështira ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai ka falënderuar Roth për kontributin në lidhje më Kosovën si dhe “kthjelltësinë shembullore rreth situatës së sulmeve terroriste që synuan të destabilizojnë vendin tonë dhe rajonin.”
“Takime të tilla na shërbejnë për bashkërendim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të thelluar mes vendeve tona që ndajnë së bashku vlerat, qëllimet dhe interesat strategjike.”, ka shkruar Konjufca./Arbresh.info./
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet