Kosova është furnizuar me 85.500 mijë vaksina kundër gripit sezonal.
Kështu thonë për Arbresh.info nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie vaksinat janë siguruar përmes UNICEF-it.
“Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it ka siguruar 85. 500 vaksina kundër gripit sezonal për qytetarët. Shpërndarja e vaksinave nëpër njësitë e vaksinimit në komuna bëhet sipas planifikimit të komunave”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se në Kosovë të hënën ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal. Imunizimi me këtë vaksinë është shpërndarë në katërmbëdhjetë Qendrat e Mjekësive Familjare në kryeqytet.
E interesimi i qytetarëve, kryesisht i të moshuarve për t’u imunizuar me këtë dozë të vaksinës ka filluar. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale