Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka prit në takim profesorin amerikan njëherësh edhe njohësin e çështjeve politike në Ballkan, Edward Joseph.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se kanë zhvilluar një bisedë shumë përmbajtësore për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe rëndësinë për stabilitet në rajon, shkruan Arbresh.info.
“Z.Joseph është njohës shumë i mirë i zhvillimeve politike në Ballkan. I dëgjova me shumë interes pikëpamjet e tij lidhur me situatën aktuale. Theksova se, Kosova duhet të jetë promovuese dhe kontribuese e stabilitetit rajonal. Tregova pikëpamjet e LDK-së për dialogun dhe zhvillimet aktuale politike. Për LDK-në, zgjidhja e vetme është dialogu dhe koordinimi me aleatët tanë.Marrëveshja gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve është zgjidhja e vetme që siguron paqe të përhershme në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Hoti.
Në fund, deputeti i LDK-së e ka falënderuar për kontributin e tij ndër vite që ka bërë për Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...