Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të bëhet urgjentisht.
Sipas tij, serbët e Kosovës e shohin Asociacionin si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e shqetësimieve të tyre.
“Ky është një element i asaj që duhet të ndodhë urgjentisht, pasi Kosova duhet të lejojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Komuniteti serb në Kosovë ka ende një numër shqetësimesh dhe ata e shohin ASM-në si një mënyrë për të ndihmuar në adresimin e këtyre shqetësimeve”, tha ambasadori amerikan në një intervistë të dhënë për mediumin amerikan “Bloomberg”
Por, siç thotë ai, Asociacioni nuk duhte të ketë fuqi ekzekutive, duhet të kufizohet që të mos jetë diçka problematike.
““Megjithatë, nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive dhe “duhet të kufizohet, sepse ne besojmë se pa ato kufizime ajo mund të bëhet diçka që është problematike ose një burim jostabiliteti”, shtoi Hovenier./Arbresh.info/
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4