Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të deputetëve Driton Hyseni, kryesues i delegacionit dhe Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit, është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 69-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet ne Kopenhagë.
Delegacioni përcolli punimet e Komisionit për Politikë gjatë të cilave u trajtuan tema të ndryshme në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të komunitetit veri-atlantik. Delegacioni po ashtu mori pjesë edhe në punimet e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri.
Aty, kryetari i delegacionit, Driton Hyseni ia kujtoi delegacionit nga Serbia se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht me subjektivitet të pacenueshëm.
“Komuniteti serb është shumicë në dhjetë komuna, por problemet hasen vetëm në katër komunat veriore për shkak të synimeve territoriale të Serbisë. Pra, të influencojë dhe potencialisht të aneksojë atë pjesë të Kosovës”, ka theksuar Hyseni, njofton zyr për informim. Ai ftoi komunitetin ndërkombëtar të merr seriozisht sulmin në Banjskë dhe t’i vendosë sanksione Serbisë./rtk
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës