Izraeli i ka thirrur rreth 300.000 ushtarë rezervistë si përgjigje ndaj sulmit befasues nga militantët e Hamasit, njoftoi të hënën një zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit.
Ushtria e përshkroi këtë thirrje si më të madhën në historinë e Izraelit për një kohë kaq të shkurtër.
Hamasi, i cili e kontrollin Rripin e Gazës, e nisi sulmin e fuqishëm befasues ndaj Izraelit të shtunën.
Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.
Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.
Ka shqetësime të mëdha për fatin e më shumë se 100 izraelitëve, të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.
Izraeli deklaroi luftë formalisht të dielën dhe i dha ushtrisë dritën jeshile për “hapa të mëdhenj ushtarakë” për t’u hakmarrë ndaj Hamasit për sulmin befasues të së shtunës.
Forcat izraelite thanë se i kanë sulmuar më shumë se 1.000 caqe brenda Rripit të Gazës gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit. /REL/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale