Puna e Jose Mourinhos mund të jetë në rrezik pasi raportohet se Roma mund ta shkarkojë atë nëse skuadra e tij humbet nga skuadra e fundit e Serie A, Cagliari.
Kështu kanë thënë burime të “Corriere dello Sport” dhe kjo vjen pas fillimit disi indiferent të Romës këtë sezon në Serie A.
Nëse Giallorossi humbin ndaj Cagliarit, ashtu siç bënë kundër Veronës dhe Genoas – që të dyja janë poshtë Romës në tabelë – atëherë menaxheri portugez mund të lirohet nga detyrat e tij.
Edhe fitorja e thellë ndaj Empolit 7-0 si dhe rezultatet pozitive në dy ndeshje në kuadër të Ligës së Evropës, nuk pritet t’ia lehtësojnë punën Mourinhos.
Nëse Bordi merr vendimin dhe e shkarkojnë Mourinhon pas ndeshjes së të dielës, atëherë ky do të ishte largimi i pestë në karrierën e 60-vjeçarit që ia shkëpusin kontratën.
Daniel Levy ishte personi i fundit që e shkarkoi atë nga Spurs në prill 2021.
Nëse Roma diton në Cagliari të dielën, do të ishte fitorja e parë si mysafir në ligë këtë sezon. /Klankosova.tv
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...